LSDM: Institucionet kryesore do të punojnë deri në orën 20

Institucionet kryesore do të punojnë deri në orën 20, ku qytetarët obligimet e tyre mund t’i kryejnë edhe pas orarit të punës, premtojnë nga partia LSDM, nëse e qeverisin vendin.

“Institucionet të cilat kanë më shumë punë, do të punojnë në dy ndërrime, gjegjësisht deri në orën 20 që qytetarët të mund t’i kryen të gjitha obligimet dhe në kohë t’i sigurojnë të gjitha shërbimet. Me këtë do të mundësojmë që qytetarët t’i kryen detyrimet e veta më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë efikase. Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të marrin ditë të lirë që t’i kryen obligimet e tyre ose t’i lusin shefat e tyre që të dalin nga puna. Puna me dy ndërrime për institucionet kryesore do të zbatohet menjëherë në gjashtë muajt e parë të mandatit. Shteti dhe institucionet do të punojnë në shërbim të qytetarëve. Me këtë do t’i largojmë rrëmujat edhe para sporteleve” thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button