Maqedoni, edhe pse nuk shiten, “bumi” i banesave s’ka të ndalur

Përkundër ofertës së madhe në treg të banesave të reja, megjithatë nuk ka të ndalur ndërtimi i hapësirave të reja banesore në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.

Vetëm në vitin e kaluar janë miratuar leje për ndërtimin e 7837 banesave, e që priten të finalizohen në 24 muajt e ardhshëm. Kjo paraqet rritje të madhe në raport me vitin 2013 kur kanë qenë të parashikuara të ndërtohen 4773 banesa në tërë shtetin. Gjithashtu të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se në vitin 2016, është regjistruar rritje prej gati 30 për qind e banesave të parashikuara për ndërtim, në raport me vitin 2015. Edhe analizat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se nuk ndalen investimet  në ndërtimin e banesave të reja , përkundër faktit se në Maqedoni ka 2807 banesa të pashitura, ndërsa 8322 banesa janë në ndërtim e sipër.

Ekonomistët thonë se optimizmi i investitorëve që të mos ngurojnë të investojnë në banesa ndikohet nga më shumë faktorë siç janë kushtet e lehtësuara për financim të bankave për blerjen e banesën e re . Ulja e kamatave dhe ofertat e volitshme kanë dyfishuar vlerën e kredive banesore prej 264 milion euro në fund të vitit 2010 në mbi 520 milion euro në fillim të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button