Publikohen fotot e Marilyn Monroe shtatzënë, dëshmitë e jetës sekrete

Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë? Kështu pretendohet plot 55 vjet pasi ikona e bukurisë së të gjitha kohëve është ndarë nga jeta. Daily Mail ka publikuar sot disa foto të aktores së famshme, e cila u nda tragjikisht nga jeta në moshën 36-vjeҫare. Në këto foto, pretendohet se Monroe ka qenë shtatzënë, por fëmija nuk ka qenë i bashkëshortit të saj Arthur Miller.

Marilyn Monroe
Marilyn Monroe
Të papublikuara asnjëherë më parë, këto foto kanë qenë për këto vite pasuri e çmuar e shoqes së saj, Frieda Hull, e cila u nda nga jeta në vitin 2014. Edhe pse janë fotografi të cilat kanë fshehur një të vërtetë tronditëse që ylli i ekranit e mbajti deri në vdekje, siҫ duket, tani gjithҫka është zbuluar.
Marilyn Monroe
Marilyn Monroe
Siҫ shkruan Daily, transmeton Revistaclass, fotot janë shkrepur më 8 korrik të 1960, në New York. Mendohet që babai i fëmijës që që priste Monroe të ketë qenë Yves Montand. Por shtatzënia u ndërpre, pasi aktorja pati disa komplikacione shëndetësore.
Marilyn Monroe
Marilyn Monroe
Aludimet vazhdojnë edhe për foto të tjera të ngjashme që mund të ruhen nga miq të ngushtë të aktores.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button