Lekaj: Akuza ndaj meje, sulm ndaj AAK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se akuza ndaj tij, nga Prokuroria Speciale, ëshët sulm ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka lidhur edhe arrestimin në Francë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me presionin që po bëhet ndaj këtij subjekti politik, në kohën kur, sipas tij, është forcuar.

“Sa herë që Aleanca është ngritur, ka pasur edhe presione edhe tentime për ta penguar”, tha Lekaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Këto janë tentime për të na gjunjëzuar ne – Aleancën. Por vështirë se do të mund ta bëjnë këtë gjë. Sa herë kemi pasur ngritje ka pasur kësi ngjarjesh”, tha ai.

Lekaj ka thënë se nuk është në dijeni për aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk ka marrë kurrë ftesë nga kjo prokurori, por gjithcka di e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa ka theksuar se nuk është i shqetësuar aspak sepse e ndjen veten të pastër, njofton Klan Kosova.

“Është e pazakontë për Prokurorinë Speciale që unë ta marr këtë lajm nga mediat. Asnjëherë nuk kam marrë ftesë as për konsultime, as për dicka tjetër. Fare nuk jam në dijeni për këtë gjë. Pal Lekaj është i njëjti si nxënës, si student, si kryeshef, si kryetar, si deputet. Unë jam vënë në dijeni për këtë gjë përmes mediave”, tha ai.

“Në kohën kur kemi ngritur zërin ndaj dukurive negative, ata më atakojnë. Por mua nuk më shqetëson kjo gjë sepse e di cfarë njeriu jam dhe cfarë kam bërë. Unë nuk e di të kem bërë shkelje të atillë cfarë pretendohet, përvec nëse është ndonjë anashkalim procedural”.

“Dua të them para qytetarëve se jam i pastër dhe nuk shqetësohem. Krejt kësaj cështje ‘i vie era politikë’”, tha Lekaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button