Çfarë i mblodhi në kryeministri ambasadorët e huaj dhe zyrtarët më të lartë të shtetit?

Lëvizje të shumta të zyrtarëve të lartë u raportuan pasditen e sotme në godinën e qeverisë.
Informacione kontradiktore u raportuan fillimisht në media lidhur me prezencën në goditën e kryeministrisë të shumë ministrave, ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së, Donald Lu e Romana Vlahutin si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Por burime zyrtare nga kryeministria pohuan për “BalkanWeb” se ndryshe nga sa u raportua në fillim për një mbledhje të përbashkët mes tyre, e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Mësohet se në godinën e Këshillit të Ministrave ka patur në fakt jo një por dy mbledhje me tematika të ndryshme. Konkretisht mësohet se “ka patur një takim mes kryeministrit, Edi Rama, ambasadorit amerikan Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si edhe me këshilltarin e kryeministrit për çështjet e sigurisë, Sandër Lleshi”. Ky takim ka patur në fokus luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë të njëjtat burime, saktësojnë se prania e zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit në Kryeministri ka patur lidhje me një tjetër aktivitet që zhvillohet në godinën qeveritare.

Bëhet fjalë pikërisht për mbledhjen e Komitetit për bashkërendimin e punës për luftën kundër pastrimit të parave, aktivitet ku marrin pjesë Kryeprokurori Adriatik Llalla, Drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, ministrat Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Ermonela Felaj dhe Mimi Kodheli si edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button