Kryetari i FMM-s, Vrenezi largon edhe pezullimin, mundja aktive ne Evropë e Botë (FOTO)

Vetëm pak muaj pasi në kreun e Federatës së Mundjes së Maqedonisë ka ardhur Betim Vrenezi si kryetar, ka arritur të pastroj të gjitha borxhet që kishte dhe ka bërë që mundësit nga Maqedonia të mund të marrin pjesë në garat evropiane dhe botërore, duke bërë që pezullimi të anulohet nga Federata e Mundjes Ndërkombëtare.

Në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, tani më shkruan se pezullimi është tërhequr për Indonezinë dhe Maqedoninë dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Federata e Mundjes së Maqedonisë u pezullua për shkak të borxhit ndaj Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, që rezultoi me mospjesëmarrje të mundësve nga Maqedonia në evenimentet evropiane dhe botërore. Betim Vrenezit i cili mori në postin e kryetarit të Federatës së Mundjes në Maqedoni dhe zëvëndësit të tij, Dejan Bogdanov, tani janë shlyer të gjitha borxhet dhe kjo Federatë vazhdon të sjellë ndryshime pozitive në sportin më të trofeshëm në vendin tonë. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button