Gënjeshtrat toksike për dashurinë që nuk duhet t’ia thoni vetes

Askush nuk dëshiron të jetë i gënjyer, pikërisht për këtë mos ia bëni këtë gjë vetes tuaj.

Në këtë mënyrë ju po bëni një jetë jo të shëndoshë, madje edhe në sferën emocionale. Sinqeriteti është një segment mjaft i rëndësishëm, prandaj duhet që pa tjetër të jeni të sinqertë me veten tuaj së pari, e pastaj të jeni të sinqertë me të tjerët.

Këto janë 4 gënjeshtrat toksike me të cilat aspak nuk i ndihmoni vetes tuaj, por përkundrazi po e shtyni veten drejt depresionit:

1.Dashuria është për çdokend përveç meje

Madje edhe mos t’ia thoni këto fjalë vetes, ato kanë fuqinë të formojnë një frikë të bezdisshme dhe për këtë ndjeheni sikur gjithmonë do të mbeteni prapa dyerve të dashurisë.

Në vend që t’i mendoni këto gjëra, ndaloni së përzieri faktet me frikrat. Është fakt se nuk keni të dashur, por ajo se do të jeni gjithmonë e vetme është frikë.

2.Dhe nuk meritoj më shumë

Kjo gënjeshtër ju ndalon së kërkuari lidhje të reja dhe ju mban të bllokuar me këtë mendim. Nëse besoni në këtë gënjeshtër do të filloni ta humbisni respektin për veten tuaj. Është kontradiktore të prisni nga dikush tjetër t’ju dojë, nëse ju konsideroni se nuk meritoni.

3.E di se kjo lidhje nuk është e mirë, por është më mirë se sa të jem vetëm

Njerëzit besojnë se nuk është diçka e tmerrshme të jesh në lidhje me dikënd i cili nuk është zgjedhja më e mirë për to, deri sa nuk e gjejnë personin e duhur. Kini parasysh se po luani me fatin tuaj në këtë rast.

Ekziston rreziku të jeni të varur nga personi i gabuar dhe nga lidhja jo e përshtatshme, ndërsa kjo çon drejt një martese të dështuar. Ekziston rreziku të mos i vëreni gjërat e bukura që ju ndodhin përreth, sepse do të jeni e preokupuar me zënkat me partnerin tuaj.

4.Duhet që pa tjetër të jetë dashuri në shikim të parë

Shumë persona nuk i japin kohën e duhur vetes për tu njohtuar me njëri-tjetrin e aq më pak ta njohin kriteriumin, aftësitë dhe nevojat e partnerit. Personat e këtillë sjellin vendime që në takimin e parë nën presionin e kimisë momentale.

Madje edhe nëse nuk ndjeni flutura për momentin, sidoqoftë duhet të lejoni që ato ndjenja të zhvillohen më tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button