Përse antioksidantët janë kaq të rëndësishëm?

Këto substanca të pranishme në shumë ushqime bimore, kanë qenë objekt i studimeve të ndryshme dhe veprimi i tyre kundër disa sëmundjeve dhe kundra plakjes së parakohshme është më shumë sesa i demonstruar. Nëse njeh ushqimet që përmbajnë më shumë, mundesh të sigurosh të gjitha përfitimet.

Ajo që ha dhe zakonet e tua të jetës mund të favorizojnë formimin e radikaleve të lira (substanca që dëmtojnë qelizat dhe që përshpejtojnë plakjen e hershme) ose, në të kundërt, të të mbrojnë nga ato. Sekreti është të zgjedhësh ushqime që sjellin një sasi të madhe antioksidantësh. Këto komponentë veprojnë duke stabilizuar radikalet e lira, duke ndihmuar kështu të vonohen proceset që këto përshpejtojnë, si plakja, dhe shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare, si ajo e diabetit, Alzheimerit, artritit ose tumoreve.

SI FORMOHEN RADIKALET E LIRA

Frymëmarrja dhe metabolizmi i ushqimeve janë dy procese organike të domosdoshme, por gjenerojnë radikale të lira. Në normë, organizmi i njeriut është i pajisur për të neutralizuar këto substanca, që e sulmojnë në vazhdimësi. Problemi është kur janë të pranishme në sasi të mëdha, sepse munden të kompromentojnë shëndetin e qelizave tona.

MBROJTJA MË E NATYRSHME

Radikalet e lira munden të neutralizohen nga substanca të ndryshme mbrojtëse. Organizmi prodhon tre enzima që mbrojnë: superoksid dismutasi (që parandalon arteriosklerozën), glutation perossidasi (i cili eleminon toksinat nga organizmi) dhe katalaza (që neutralizon një përbërje të dëmshme të gjeneruar nga metabolizmi ynë). Ndotja mjedisore, një ushqyerje e keqe dhe stresi mund të provokojnë një ngopje me radikale të lira në organzimin tonë. Një ushqyerje e pasur në antioksidantë ofron një ndihmë të madhe për t’i neutralizuar.

ZARZAVATET TË MBROJNË

Të zgjedhësh ushqime me origjinë bimore dhe të pakësosh konsumin e yndyrnave është një metodë e shkëlqyer për t’i bërë ushqimet e duhura, një instrument të fuqishëm antioksidant.

TE DOMOSDOSHËM NË TRYEZE

Disa ushqime dallohen veçanërisht për efektin e tyre mbrojtës mbi qelizat e organizmit.

Kakao. Mjaftojnë pak gramë në ditë për të shfrytëzuar fuqinë e saj antioksidante.

Hudhër dhe Qepë. Përmbajnë deri në pesë komponentë antioksidantë të ndryshëm, që përmirësojnë sëmundjet vaskulare dhe mbrojnë nga infeksionet.

Lëngje frutash. Pije menjëherë pasi e ke përgatitur, derisa drita dhe ajri nuk dëmton komponentët mbrojtës, dhe në veçanti vitaminën C.

Infuzione. Përmbajtja e tyre nga përbërje fenolesh është e shkëlqyer për zemrën dhe mbron nga tumoret.

Shtesat Ushqimore. Embrioni i grurit është i pasur me vitaminë E, me fuqi të madhe antioksiduese.

Shtoni, hera herës, një ose dy lugë në sallatën tuaj (që sjellin në vetvete shumë antioksidantë)./Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP