Kurz nesër me Poposkin do të vizitojnë “kuotën 59” në Gjevgjeli

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesues me OSBE-në për vitin 2017, Sebastian Kurz nesër do të qëndron për vizitë pune në Maqedoni ku do të takohet me homologun e tij, Nikola Poposkin, njofton Portalb.mk

Sipas agjendës, e publikuar nga MPJ, Poposki dhe Kurz nesër në ora 13:30 do të vizitojnë kuotën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli, që është një prej pikave të rutës ballkanike të emigrantëve.

Në ora 17:50 planifikohet takim mes dy ministrave të jashtëm ndërsa 20 minuta më vonë gjegjësisht më 18:10 është caktuar konferencë shtypi.

Austria më 1 janar të këtij viti mori kryesimin njëvjeçar me Organizatën e sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë (OSBE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button