Më kot pres

Më kot pres unë kthimin tënd
Ti ike për t’u mos u kthyer,
Në udhë të gjata të Shqipërisë
Në udhë të gjata të globit mbarë.

Unë rri heshtur dhe mendohem
Sa i trishtë erdhi ky dimër,
Me ngrica e me borë
Mbuloi edhe oqeane.

Ti në avion hipur tani
Në Milano, Paris a në Londër,
Veshur me pulovër
Gjer në Vankuver.

Qielli blu mbi ty
Kaltërsi e Kristal,
Në mua mblidhen e bëhen bashkë,
Helm.

Veç mendoj e s’ndalem dot
Eci Tiranës i vetmuar,
Do ta di se përtej detit
Tjetërkush tashmë ka shkuar.

E do vritem gjer në harresë
Si qiri imazhi yt,
Ashtu nga moti, stinët, koha
Në mua do të vdesë.

E kështu shkoi kjo jetë
Ashtu krejt si pa kuptuar,
Unë i huaj në vendin tim
Ti vendase në vend të huaj.

Poezi nga Dionis Xhafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button