SHGM: E përshëndesim vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencën për shtyp vlerësoi se vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konfirmuar se në Maqedoni shkelet e drejta e lirisë së shprehjes.

“Arritëm me fakte të tregojmë se opinioni i Maqedonisë dhe i Evropës se në Maqedoni ka shkelje serioze të lirisë së shprehjes”, deklaroi kryetari i ZNM-së Naser Selmani dhe një nga gjashtë gazetarët nënshkrues të padisë para GJEDNJ-së në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur ata dhe shumë gazetarë të tjerë u larguan nga galeria e Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas Selmanit, aktgjykimi jep porosi të fuqishme edhe deri te gazetarët se synimi për liri çdoherë fiton dhe se drejtësia është e arritshme. Njëkohësisht, konsideron ai, kjo është porosi për bashkim dhe solidaritet.

“Vendimi është karton i kuq për gabimet e Kuvendit dhe të Gjykatës kushtetuese, institucioneve të cilat duhet të jenë garanci për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut”, tha Selmani duke shtuar se në këtë rast nuk guxon të harrohet as përgjegjësia e policisë e cila shërben si instrument për shkelje të të drejtave të njeriut.

Filip Medarski, avokati i cili i ka përfaqësuar gazetarët para GJEDNJ-së, tha se rëndësia e këtij aktgjykimit është që është e para kundër Republikës së Maqedonisë me çka është konfirmuar shkelje e lirisë së shprehjes dhe e para me të cilën konfirmohet shkelja e të drejtës së gjykimit korrekt para Gjykatës kushtetuese.

SHGM-ja paralajmëroi se do të kërkojnë të bisedojë me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në vend që të gjindet mënyrë si gazetarëve t’iu sigurohen kushte më të volitshme për punë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button