Fotografi i Obama-s tallet me Trump (Foto)

Barack Obama mund të ketë lënë pas dore politikën për momentin, por fotografi i tij nuk po qëndron i heshtur në rrjetet sociale.

Pete Souza, i cili qëndroi për 8 vite si fotograf zyrtar i ish-presidentit,  është duke postuar në Instagram, fotografi të Obama-s në situata që janë në kundërshtim me momentet më të diskutueshmë të Trump në Zyrën Ovale.

Kështu Souza ka publikuar foto të Obama-s duke diskutuar me një vajzë të re nga familje refugjatësh, e veshur me perçe, dy ditë pas urdhërit ekzekutiv të Trump, për ndalimin e udhëtimit për shtetas të 8 shteteve myslimane.

Në të tjera postime shfaqet Obama duke qeshur me kryeministrin e Australisë, apo duke ngritur dolli me presidentin e Meksikës.

Por,  a është fotografi, duke u tallur me Trump?

Le të shohim fotot e postuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button