Reformat energjetike kyçe për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

Në Shkup sot u mbajt mbledhje e ministrave të energjetikës të vendeve nga Ballkani Perëndimor të përfshira në “Procesin e Berlinit” në të cilin nikoqir është zëvendëskryeministri  për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ndërsa ka marrë pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han.

Temë kryesore e mbledhjes, e cila mbahet pas samitit në Paris, ndërsa para atij në Trieste, ka qenë progresi në reformat energjetike  në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe arritjet e pritura deri në Samitin e ardhshëm.

Ashtu siç kumtoi kabineti i zëvendëskryeministrit, Peshevski në hapjen e mbledhjes ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka vepruar në mënyrë serioze dhe të përkushtuar në proces, sepse reformat në sektorin energjetik  janë një nga faktorët kyç për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit dhe të rajonit.

Në kumtesë përkujtohet se në Samitin në Vjenë, i cili paraprinte  në Samitin në Paris, anëtaret e Ballkanit perëndimor miratuan dy dokumente kyçe në fushën e energjetikës të titulluara si  “Karta për qëndrueshmëri” ((Sustainability Charter)  dhe “Udhërrëfyes për energji elektrike” (Roadmap on Regional Market on Electricity), realizimi i së cilës do të kontribuojë  deri në treg energjetik rajonal më efikas dhe efektiv, lidhshmëri më të mirë energjetike dhe rritje më të shpejtë dhe zhvillim të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Peshevski ka potencuar se implementimi i të ashtuquajturave “masa të buta” të cilat dalin nga “Udhërrëfyesi për energji elektrike”, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta përshpejtojnë krijimin e tregut rajonal për energji elektrike, me qëllim që të hiqen ligjet ekzistuese dhe pengesat rregullatore dhe të avancohen kapacitetet institucionale të domosdoshme për funksionin me këtij tregu në pajtim me Marrëveshjen për Bashkësinë energjetike dhe rregullat relevante të BE-së.

Peshevski plotësoi se implementimi i “Kartës për qëndrueshmëri” do të mundësojë përmirësim të mjedisit të jetesës përmes avancimit të efikasitetit energjetik dhe rritjen e pjesëmarrjes së energjisë nga burime ripërtëritëse në rajon.

“Shfrytëzimi i potencialeve për energji elektrike nga burimet hidro do të ketë rol të madh në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të vendosura nga rajoni. Kjo konferencë është shans ta prezantojmë suksesin e partneritetit tonë rajonal dhe do të sigurojë se jemi në drejtim të mirë në përmbushjen e qëllimeve të cilat i kemi para nesh deri në Samitin në Trieste këtë vit”, ka theksuar Peshevski.

Në takimin morën pjesë edhe ministrat e obliguar për sektorin energjetik nga Ballkani Perëndimor, drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike Janez Kopaç, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare (EBRD, KfW, EIB dhe EIF).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button