Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur

Vendkalimi kufitar Evzoni, për shkak të grevës së bujqve grekë ende është i mbyllur për komunikacion, ndërsa vendkalimet Dojran dhe Mexhitli në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë të hapura.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se në rrugët e shtetit, komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në grykën malore Gjavatë.

Komunikacioni ajror po zhvillohet normalisht dhe sot në mëngjes në aeroportin “Aleksandri i Madh” janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button