Kocijançiq: Han në Shkup do të takohet me liderët politik

urokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, të enjten në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, sot për MIA-n konfirmoi se ngjarje kryesore për shkak të së cilës Han vjen në Republikën e Maqedonisë është takimi i ministrave të punëve të jashtme dhe energjetikës/ekonomikë nga gjashtë shtetet ballkanike (Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi).

Zëdhënësja e Eurokomisionit, konfirmoi se çka do të bisedohet në takimin ministror, ndërsa ajo është avancimi i tregut për energji elektrike në Ballkan, ndërsa edhe konfirmoi se edhe liderët politike nga Maqedonia do të jenë në axhendën e Hanit.

“Komisari Johanes Han do të jetë në Shkup të enjten më 9 shkurt në takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe të energjetikës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit do ta shënojnë progresin e arritur në sektorin energjetik dhe do të bisedojnë për masa për avancim të tregut rajonal të energjisë elektrike. Gjithashtu, do të bisedohet për përgatitje të Samitit për Ballkanin Perëndimor, që në korrik do të mbahet në Trieste, Itali. Në margjinat, komisari Han, gjithashtu do të ketë edhe biseda bilaterale, midis të cilëve edhe me përfaqësues të të gjithë partive politike të vendit-nikoqir”, deklaroi Maja Kocijançiq.

Siç është e njohur, eurokomisari Han vjen në Maqedoni gjatë bisedimeve të bllokuara për formim të qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast me vete e sjell idenë e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian për formim të koalicionit të gjërë qeveritar në vend, e cila do të ketë detyrë krahas shumë reformave, ta zgjidhë edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button