Rritet niveli i liqenit të Ohrit

Niveli i Liqenit të Ohrit është për 3 centimetra nën kuotën minimale të lejuar

Për dallim prej sot niveli i Liqenit të Ohrit ditëve të kaluara ishte për 4 deri në 5 centimetra më i ulët prej kuotës së lejuar minimale.

“Temperatura e ujit në liqenet natyrale sot në mëngjes në orën 7:30 ishte 6 gradë Celsius në Liqenin e Ohrit në pikën për matje në Ohër, 2,5 gradë Celsius në akull në Liqenin e Prespës në Nakolec dhe 1,8 gradë Celsius në Liqenin e Dojranit në pikën për matje në Dojranin e Ri”, kumtoi DPHM, transmeton 21 Media.

Që atje theksojnë se sot niveli i ujit në lumin Vardar në Jegunoc, Shkup dhe Veles është më i lartë, ndërsa në Demir Kapi më i ulët se ai i zakonshmi për këtë periudhë të vitit, ndërsa te të gjitha lumenjtë e tjerë tek të cilat bëhet matje është më e ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button