Shkëndija me 11 shkurt luan ndaj CSKA Sofjes

Shkëndija të shtunën e ardhëshme do të jetë mysafire e 31 herë kampionëve të Bullgarisë në testin e fundit kontrollues para fillimit të gjysmësezonit pranveror.

Kryesia e klubit ka zyrtarizuar marrëveshjen për zhvillimin e takimit kontrollues me gjigandin bullgar, CSKA Sofje. Ndeshja do të luhet më 11.02.2017 (e shtunë) në stadiumin “Balgarska Armia” në Sofje, me fillim në orën 13:00 sipas kohës lokale në Bullgari. Për Shkëndijën takimi me CSKA-në do të jetë prova e fundit para fillimit të gjysëmëstinorit pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button