Cipras: Për zgjidhjen e kontestit me emrin është e domosdoshme dëshira nga të dyja palët

Parakusht për tejkalimin e kontestit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit është që të dyja palët të kenë dëshirë të gjindet zgjidhja, deklaroi kryeminsitri grek, Aleksis Cipras në konferencën e sotme për shtyp në Beograd me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në disa vitet e fundit treguam durim të konsiderueshëm. Dëshirojmë të zgjidhet problemi. por vështirë është të arrihet deri te zgjidhja nëse dikush insiston në qëndrime armiqësore dhe synon drejt nacionalizmit që nuk është në pajtueshmëri me qëndrimet tona”, tha Cipras.

Në pyetjen nëse Serbia mund të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, kryeminsitri Vuçiq theksoi se Serbia është vend i vogël që të mund të zgjidhë çështje botërore, por shtoi se është e gatshme të marrë pjesë në bisedime nëse dikush e kërkon këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button