Gazetarët e MPM-së dolën në protestë, kërkojnë rroga të rregullta (VIDEO)

Gazetarët e shtëpisë mediale “Media Print Maqedoni” (MPM) sot dolën në protestë ta shprehin pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara,  transmeton Portalb.mk.

Ata thonë për shkak të vonesës së rrogave, që ndodhë çdo muaj, u janë marrë thuajse dy rroga. Gazetarët për nesër gjithashtu kanë paralajmëruar protestë të re, nëse menaxhmenti nuk ua paguan borxhin të punësuarve.

Kjo nuk është hera e parë që të punësuarit e MPM-së dalin në rrugë. Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna, njofton A1on.mk.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti pralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button