Flet personi që “deshi ta bombardojë Qeverinë me dy raketa”

Dje rreth 17:40 në numrin telefonik të policisë 192 nga telefoni është paraqitur një burrë nën ndikimin e alkoolit dhe pa u prezantuar se kush është ka thënë se “për 16 minuta dy raketa do të dërgohen në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë për ta shkatërruar atë”, informojnë nga MPB, njofton Portalb.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe me shpejtësi e ka gjetur burrin që ka telefonuar. I njëjti është sjellë në stacionin policor ku ka shpjeguar se ai ka qenë i motivuar për ashtu siç ka thënë “ka dashur të tërheqë vëmendje pasi që nuk ka qenë i kënaqur me funksionimin e sistemit të shtetit”, thonë nga MPB>

Përndryshe, në të njëjtën ditë, është arrestuar një tjetër person, për të cilin, sipas vlerësimeve të tij nuk ka qenë fajtor. MPB njofton se po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button