ELEM mbyll dyqanet në Kodrën e Diellit

Ndërmarrja shtetërore ELEM ka vendosur t’i largojë të gjithë qiraxhinjtë nga dyqanet që i posedon në Kodrën e Diellit. Në bazë të vendimit që tashmë ka mbërritur te qiraxhinjtë kërkohet që shumë shpejtë t’i boshatisin dyqanet por nuk jepet asnjë sqarim përse ndodh ndërprerja e kontratave të tyre në mes të sezonit dhe pa kurrfarë paralajmërimi, transmeton Alsat M.

Drejtuesit e lokaleve shprehen të revoltuar nga ky vendim i papritur pasi siç thonë kanë bërë dhjetëra mijëra euro shpenzime. Ata iu bënë thirrje ELEM-it që ta rishqyrtojë vendimin, në të kundërtën paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugëve.

Sivjet si duket duan ta mbyllin këtë Kodrën e Diellit këtu. Ne jemi që në 2002 me qira këtu pagesat i kemi në rregull krejt, çka është puna sivjet nuk e di! S`ka sqarim vetëm thonë se deri të hënën e ardhshme duhet me i leshu lokalet arsye nuk tregojnë asgjë. Nuk e di ne secili dyqanxhi kemi afërsisht nga 100 palë ski që kushtojnë afër 10 000 euro”, shprehet njëri prej qiraxhinjve.

“Nëse nuk arrimë kompromis me palën autorizuese të ELEM-it, ne do marrim masa të tjera, do bllokojmë rrugën në fshatin Lisec dhe nuk do lejojmë të ngjitet asnjë turist”, ka paralajmëruar njëri prej qiraxhinjve të revoltuar.

Akoma nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrar nga ELEM në lidhje me këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button