Edhe Facebooku bëhet me “storie”

Rrjeti më i madh social Facebook raportohet se është duke lëshuar një funksion të ri që mund t’i japë goditjen përfundimtare rrjetit social Snapchat.

Kompania po teston një aplikacion të ri të quajtur “Stories” që është shumë i ngjashëm me aplikacionin Snapchat.

“Stories” do të lejojë përdoruesit të publikojnë fotografi dhe video që zhduken pas 24 orësh.

Një funksion i ngjashëm është edhe në Snapchat – madje me të njëjtin emër. Këtë funksion po e përdor edhe Instagrami, rrjet tjetër social nën ombrellën e gjigantit Facebook.

“Mënyra si njerëzit publikojnë postime është ndryshe në krahasim me pesë ose dy vjet më herët – është shumë më vizuale, me më shumë fotografi dhe video”, ka njoftuar ky rrjet social për “Business Insider”, transmeton Koha.net. “Ne duam ta bëjmë këtë proces edhe më të shpejtë dhe më argëtues për njerëzit që duan të ndajnë fotografi dhe video me kë të duan, kur të duan”.

Ky testim po bëhet në Irlandë, ndërsa pritet që të publikohet për gjithë përdoruesit në botë nga javët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button