KE: Han konsideron në konsensus të gjerë politik rreth integrimit në BE

Nga Komisioni Evropian sot dolën me risqarime të deklaratës së djeshme të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, dhënë gjatë ngjarjes para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), ku porositi se nevojitet “konsensus i gjerë për ardhmërinë e Maqedonisë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Zëdhënësja e Hanit, Maja Kocijançiç, sot me deklaratë e cila bën me dije se njeriu i parë për zgjerim i BE-së nuk ka kërkuar krijimin e një koalicioni të gjerë qeveritar, por koalicion rreth qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, që para së gjithash është integrimi në Union.

“Komisari Han mendoi për nevojën që të arrihet konsensus i gjerë politik dhe koalicion i gjerë në mënyrë që vendi të mundet në mënyrë efikase të përballet me sfidat e shumta. Zbatimi i prioriteteve urgjente reformuese, marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe kërkojnë përkushtim të fuqishën të të gjitha partive politike”, theksoi zëdhënësja Kocijançiç.

Zëdhënësja e Eurokomisionit edhe më hollësisht e sqaroi pritjen kur bëhet fjalë për “konsensus të gjerë politik”.

“Të gjitha partitë kryesore politike janë për agjendë reformuese për BE dhe dakordohen se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i vendit. Nëse ato punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët, ato do të kenë de fakto shumicë kushtetuese, që është me rëndësi në rrugën drejt integrimit evropian”, konkludoi Kocijançiç.

Me këtë qëndrim, Komisioni Evropian i hoqi nga vetja akuzat për tentim për përzierje në negociatat për krijimin e koalicionit qeveritar dhe akuzimet se insiston në koalicion të gjerë qeveritar në të cilin do të përfshihen të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Nga Brukseli, gjithashtu, theksojnë se pritet së shpejti të formohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila do t’i përkushtohet të gjitha çështjeve të rëndësishme për vendin me të cilat shoqëria do të nxirret shpejtë nga gjendja limbo tek e cila çoi kriza prej dy vite e gjysmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button