BDI: S’ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në

BDI përgënjeshtron informacionet e dhëna në disa portale për marrëveshje të arritur me VMRO-DPMNE-në.

Sipas partisë së Ahmetit, informacionet e tilla janë spekulime të pastërta dhe se asgjë s’ka të bëjë me realitetin.

“Asgjë e publikuar në këtë informacion të pakonfirmuar nuk është e vërtetë. Lideri ynë Ali Ahmeti ka deklaruar që marrëveshja me cilëndo palë do të jetë transparente dhe e njohur për opinionin publik”, thanë nga BDI.

Përndryshe, VMRO DPMNE dhe BDI parimisht i kanë harmonizuar qëndrimet rreth dygjuhësisë, shkruajti “Telma”, duke u thirrur në burimet nga ekipet negociuese. I njëjti burim thotë se dy partitë kanë vendosur që Kushtetuta të mos ndryshohet ndërsa çështjen do ta zgjidhin me ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në Kuvend do të formohen grupe pune që do të punojnë në të gjitha çështjet e hapura, njoftoi më tej televizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button