Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil, me periudha dielli dhe vranësirat mesatare. Paradite në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1, ndërsa maksimalet prej -1 deri 5 gradë.

Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, sot nga orët e mbrëmjes, e pastaj edhe të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje të përkohshme, kryesisht të borës, me intensitet të dobët, ndërsa në juglindje dhe jug me intensitet mesatar.

Të martën gjatë ditës në juglindje përkohësisht reshjet do të jenë të shiut. Nga e enjtja temperaturat e mëngjesit pak të rritura sërish do të bien, ndërsa gjatë ditës do të ketë më shumë periudha me diell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button