Shkupi të mërkurën kontrolluese ndaj Renovës, largohet Traore

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me intenzitet të shtuar të punoj në fazën përgatitir, edhe pse kushtet klimatike kanë vështirësuar që skuadra të zhvillojë stërvitje në terren të hapur.

Skuadra ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa gjithashtu ka shfytëzuar që të përgatitet edhe në fitnes qendrën “Shkupi Gym”.

Në ndërkohë deri sa ekipi po stërvitet, stafi i ekipit ka arritur të aranzhojë dhe ndeshjet e para kontrolluese. Fillimisht duhej që të dielën (22.01.2017), të luhej ndeshja e parë kontrolluese me skuadrën e Makedonija Gj.P, por shkaku i borës së madhe ka bërë që kjo përballje të anulohet, ndërkohë që të mërkurën nëse do të vazhdojë që koha të përmirësohet, është caktuar përballje me ekipin e Renovës, ndeshje kjo që do të luhet në Tetovë me fillim nga ora 13:00.

Kryesia e klubit ka vendosur që të le të lirë futbollistin francez, Aliou Traore, i cili për shkaqe familjare është rikthyer në Francë dhe nuk do të jetë më pjesë e Shkupit. Deri tani nga Shkupi janë larguar francezët Khalil Lambin, Aliou Traore, pastaj Mevlan Adili, Fisnik Zuka dhe Filip Gligorov, ndërsa nga fillimi i javës skuadra ka paralajmëruar prezantimin e përfocimeve të reja. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button