Itali: Aksidentohet autobusi i shkollës, 16 të vdekur

Një autobus që transportonte nxënësit, mbrëmë u  kaplua nga zjarri në veri të Italisë, duke vrarë të paktën 16 njerëz,  raportojnë mediet italiane, transmeton 21Media.

Bëhet e ditur se autobusi ishte nisur nga Hungaria, ndërsa në Verona është përplasur me këmbën e një ure. Në mjet ishin duke udhëtuar 55 persona. Të plagosurit janë shtruar me urgjencë, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Siç njoftojnë mediet italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikës që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Tani po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button