LIVE: Inaugurimi i presidentit Donald Trump

Republikani Donald Trump sot jep betimin e tij për presidentin e 45-të të SHBA-ve në një ceremoni madhështore në Uashington.

Gjatë ceremonisë, administrata e re do të jap betimin, presidenti Trump do të mbajë fjalim për mandatin e tij 4 vjeçar dhe do të vazhdojë me paradë deri tek Shtëpia e Bardhë.

Siguria është në nivelin më të lartë dhe pritet që 900,000 persona të marrin pjesë në ceremoni, duke përfshirë edhe mijëra protestues.

Pas ceremonisë, presidenti në largim Barack Obama dhe bashkëshortja Michelle, do të largohen nga Shtëpia e Bardhë për të vazhduar me një jetë të re.

Në një fjalim në prag të inaugurimit, Trump u betua se “Do ta bashkojmë shtetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button