Kancer i gjirit, vrasësi ‘sekret’

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Në Evropë paraqiten 106 raste të reja me kancer të gjirit në 100.000 gra në vit. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të kancerit të gjirit
• Gandrra ose kokrra (masa) që preket – tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit.
• Tërheqja (retraksioni) e majës – thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit – gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës në regjionin e forcimit të gjirit është shenjë tjetër.
• Ënjtja dhe skuqja difuze e lëkurës në formë të lëkurës së portokallit është shenjë e fortë dyshuese për kancer të përparuar të gjirit (mastitis carcinomatosa).
• Më pak e shpeshtë është rritja e nodeve (gandrrave) limfatike në sqetullën e anës së sëmurë të gjirit (limfadenopatia).
• Shenjë më e rrallë është maja e gjirit me gërryerje – erozion ose në formë majasili – ndryshime ekcematoide, që jorrallë fshehin nën to ndryshime kanceroze të gjirit.
Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:

  1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)
    2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj lëmie – onkologu, kirurgu, radiologu, së paku një herë në vit);
    3. Vetëdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas fillimit të menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);

Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?

Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:
• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.
• Lipoma – ind dhjamor
• Hamartoma;
• Cistet e thjeshta
• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë. Recidivon (përsëritet) shpesh
• Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

Kanceri i gjirit (tumoret epiteliale): Kanceri duktal in situ (0.4%), Kanceri lobular in situ (0.4 %), Kanceri duktal invaziv (67%), Kanceri lobular invaziv (10 – 15 %), Format e përziera 10-15%

Format e trajtimit të kancerit të gjirit janë: Kirurgjia, Kimioterapia, Radioterapia, Hormonoterapia, Imunoterapia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button