Stoltenberg hedh poshtë kritikat e Trumpit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, hodhi sot poshtë kritikat e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se aleanca është një organizatë e vjetruar, duke qartësuar se NATO është e përfshirë që moti në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Stoltenberg megjithatë theksoi se i gëzohet bashkëpunimit me Trumpin dhe shtoi se është i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të mbesin të përkushtuara dhe do të përmbushin garancitë e sigurisë për aleancën.

Në anën tjetër, ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, tha se Trump nuk mund të përmbush premtimin e tij që të bëjë Amerikën sërish madhështore, nëse Washingtoni tërhiqet nga roli kryesues në botë, transmeton 21Media.

Ai tha se ka dëgjuar deklaratën e Trumpit se synon të bëjë Amerikën më të fuqishme, por porositi se kjo nuk mund të bëhet, nëse reduktohen kapacitetet e Washingtonit në kryesimin e botës.

Krahas deklaratave të Trumpit për NATO-n, Stoltenberg foli edhe me problemet tjera me të cilat po përballet aleanca, duke theksuar se gjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë nga 500 sulme kibernetike në muaj kundër institucioneve të aleancës.

Ai shtoi se është ky një numër për 60 për qind më i lartë i sulmeve kibernetike, për dallim nga viti 2015, duke qartësuar se pjesa më e madhe e këtyre sulmeve janë mbështetur nga institucionet shtetërore, duke mos përmendur me emër shtetet që kanë ndërmarrë këto sulme, ndërsa vetëm një numër i vogël i sulmeve kibernetike janë ndërmarrë nga individët./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button