Do të vlerësohen shtëpitë dhe banesat

Në vitin e ardhshëm Kadastra do të bëjë vlerësim masovik të të gjitha patundshmërive në komunat Sveti Nikollë, Zelenikovë, Gostivar dhe Kisella Vodë, si pilot komuna për vendosjen e sistemit të vlerësimit masiv, me të cilën çdo patundshmëri në vend do të fitojë vlerën e tregut, informon Sllavçe Trpevski, drejtori i Kadastrës, njofton gazeta “KOHA“.

Të dhënat të cilat do të mblidhen duhet të ofrojnë vlerë transparente të të gjitha llojeve të patundshmërive, prona banesore, hapësira për zyra, toka bujqësore, toka ndërtimore, infrastruktura, e cila duhet të mundësojë përdorim më e thjeshtë për qytetarët, biznes sektorin dhe investitorët.

Për vendosje të sistemit për vlerësim masiv Kadastra formon sektor të veçantë për vlerësim. Rënie të lehtë e çmimeve të patundshmërive për shkak të rritjes të aktivitetit ndërtimor, ndërsa rënie e dukshme e kërkesës të banesave, pret Agjencia për Kadastër të patundshmërive në periudhën në vazhdim nëse kushtet në treg mbesin të njëjta për një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button