Obama: Ja çfarë do bëj pas presidencës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka lënë njëherë e përgjithmonë Shtëpinë e Bardhë dhe studion e tij ovale. Barack Obama ka përfunduar mandatin e tij 8 vjeçar, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë nesër do transferohet mandati Donald Trump.

Por çfarë do të bëjë Obama pas presidencës? Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Obama i tha gazetarëve se ka vendosur që tani t’i kushtohet vetes dhe familjes së tij. Por, kjo nuk do të thotë se do “braktisë” amerikanët.

Sipas CNN, ai ka treguar se ndonëse dëshiron që të qëndrojë për disa kohë larg vëmendjes së medias, do të ndërhyjë sa herë që është e nevojshme, sidomos kur vlerat thelbësore të jenë në rrezik. “Do të jemi mirë. Dua të bëj disa shkrime. Dua të qetësohem pak dhe mos të mallkoj veten. Dua të kaloj kohën e çmuar me vajzat e mia. Këto janë synimet e mia këtë vit”, – tha Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button