Kuadrot “e dëgjuheshëm”, prodhojnë dobësi sistematike

Gabime sistematike dhe pakujdes, institucione “jo-kompetente” dhe jo-profesionale, del në pah pas gjithë atyre të ashtuquajturave fatkeqësive natyrore që e kanë përfshirë vendin në periudhën e kaluar, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Në periudhën e fundit, Maqedonia u përball me vërshime të mëdha, seri tërmetesh, të reshura intensive nga dëbora dhe nivel enorm të ndotjes së ajrit. Të gjitha këto treguan një sërë dobësi sistematike dhe gabime, vlerëson opinioni profesional.

Edhe pse disa prej ndodhive nuk mund të parashihen, megjithatë detyra e institucioneve është që të përgjigjen me profesionalitet dhe përkushtim, thotë profesori universitar, Ilija Aceski.

“U tregua se disa punë te ne nuk bëhen sipas standardeve, gjegjësisht nuk janë mjaftueshëm të hulumtuara. Ajo çfarë është bërë në shumicën e rasteve është jo-kualitative dhe jo e përshtatshme. Ata që qeverisin arsyetohen se asgjë nuk mund të bëjnë kundër katastrofave natyrore, por ata në fakt nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia dhe respektimi i standardeve”, thotë Aceski.

Dobësitë sistematike dhe gabimet paraqiten në raste kur nuk ka kontroll elementar të fuqive politike në vend, thotë Aceski. Sipas tij, mospasja e kontrollit, kompetentëve u jepet e drejtë që të sillen ashtu siç duan dhe ashtu siç u vjen më mirë.

Profesori, Jonus Abdullahu, nuk vlerëson se Maqedonia nuk ka kuadër të mjaftueshëm profesional që të përballet me katastrofat natyrore, por problemi,, sipas tij, është për atë që shoqëria prodhon kuadro “të dëgjueshëm”.

“Ata janë veçmas të dëgjueshëm dhe prandaj nuk vjen në shprehje profesionaliteti i tyre. Aspekti tjetër është që përgjegjësia humbet, ndërkaq gjithashtu edhe etika. Ata nuk e kryejnë punën duke i pasur parasysh parimet morale, por ashtu siç do t’u thotë mbikëqyrësi i tyre”, thotë Abdullau.

Të udhëhequr nga qasja makijavelistike ku qëllimi i arsyeton mjetet, kuadrot e tilla prodhojnë gabime dhe dobësi sistematike, të cilat më së shumti i godasin qytetarët, thotë Abdullau. Sipas tij, korrigjimin mund ta bëjmë qytetarët edhe atë në zgjedhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button