Shqiptari 21-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik në Itali

Identifikohet i riu shqiptar që gjeti vdekjen në një aksident rrugor në Itali mbrëmjen e shkuar.

I ndjeri është Xhulio Bilali, 21 vjeç, banues në Vimercate të vendit fqinj.

Ai humbi jetën natën e së martës, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Polo” rreth orës 19:30 minuta.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës e duke u përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga një 38 vjeçar.

Shoferi i mjetit tjetër mbeti i plagosur lehtë dhe ishte ai që thirri për ndihmë.

Pavarësisht se ambulancat mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar të riun, i cili u shpall zyrtarisht i vdekur në spital.

Ai u nxor nga mjetet zjarrfikëse nga makina ku kishte ngecur në vendin e aksidentit. Bilali pësoi dëmtime të rënda të gjymtyrëve dhe në pjesën e kokës, siç raportojnë mediat italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button