Përkujtimi i gjeneralit të vetëshpallur serb nuk është lajm

[Recension: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO)]

Lajmi me të cilin na bëhet me dije se në Beograd është organizuar përkujtim për kriminelin e njohur të luftës Arkain, tregon se një pjesë e medieve te ne ndaj kësaj figure të errët të historisë së paradokohoshme të Ballkanit akoma kultivojnë lidhje emotive. Transmetimi i lajmit të këtillë, me gjasë nga mediet serbe, nuk ka asnjë arsyetim për t’u trajtuar në ambientin e këtushëm.

FireShot Capture 39 - СЕДУМНАЕСЕТ ГОДИНИo_regionLinku deri te artikulli origjinal: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO)

Data dhe koha e publikimit:  15.1.2017 – 16:14

Data e recensionit: 16.01.2017

Recensues: Ljubomir Kostovski

PËRKUJTIMI PRIVAT, INTERES PUBLIK?

“Këngëtarja e njohur serbe Ceca dhe dy fëmijët e saj, të cilët ajo i ka nga martesa me Zheljko Razhnjatoviqin – Arkanin, sot organizuan përkujtim në varrin e gjeneralit i cili u vra në ditën e sotme para 17 vitesh.
Vraasja e Arkanit u bë më 15 janar të vitit 2000 në hotelin “Interkontinental” në Beograd”.

Nga ky fragment shihet se nuk ka asnjë sqarim se pse një përkujtim privat do të paraqiste interes publik. Në fakt, bëhet fjalë për vrasjen e këtij krimineli të rangut më të lartë para 17 vitesh që do të thotë sr nuk bëhet fjalë për ndonjë përvjetor “të rrumbullakët”, e as që ka ndonjë arsye të re për këtë (p.sh. ndonjë njohuri interesante për të vrarin ose vrasësinë apo porositësit e vrasjes).

Veçanërisht bie në sy fakti se autori i lajmi e përdor termin “gjeneral” gjatë përmendjes së emrit të të ndjerit, edhe pse aspak nuk është e qartë se ai është bartës i titullit më të lartë ushtarak, nëse dihet se ai ka udhëhequr me njësi paraushtarake (!) dhe vetë ka vendosur se çfarë epoletash do të mbajë. Në rastet e këtilla, zakonisht në lajm shtohet se bëhet fjalë për gjeneral të vetëquajtur.

Duhet përmendur edhe ajo se në lajm ka edhe video-kronikë nga përkujtimi, që shkakton huti plotësuese. Ajo zgjat rreth 20 sekonda dhe në të shihet vetëm fillimi i lutjes skematike të priftit, dhe nuk zbulon asnjë arsye se pse është vendosur fare në tekst?

Së paku të thuhje ndonjë fjalë për atë se kush ka qenë me të vërtetë Arkani.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button