LSDM: U konfirmua se furgonët e verdhë dhe shërbimet e huaja, janë shpikje e Gruevskit

“Me vendimin e sotëm të Prokurorisë Speciale, për të hequr dorë nga aktakuza kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave tjerë në të ashtuquajturin rast “Puç“, edhe zyrtarisht u konstatua se shërbimet e huaja, furgonët e verdhë, pajisja taktike, klonimi i stacioneve të bazës, janë të pabaza dhe shpikje e tmerrshme e Nikolla Gruevskit”, reagojnë nga LSDM, pasi që sot PSP u tërhoq nga aktakuza për rastin “Puç“, njofton Portalb.

“Gruevski është kapur në skandalin me përgjimin ilegal, bashkë me kushëririn e tij, Sasho Mijallkov. Ai ka gënjyer qytetarët e Maqedonisë për interesat e tij personal. I ashtuquajturi “Puç“, do të ngelet në historinë e Maqedonisë si një ndër përpjekjet e regjimit për ndjekje të kundërshtarëve politik, por edhe si dëshmi, inkurajim dhe mësim, se askush dhe asgjë nuk mund të ikë nga e vërteta dhe drejtësia. Maqedonia asnjëherë më nuk do të jetë vilajet i errët pa drejtësi dhe ligj. Ka kaluar koha kur i akuzuari Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë porositur hetime, aktakuza dhe kanë montuar procese gjyqësore”, shtojnë nga LSDM. /Portalb

LEXO: PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button