Përpëlitje progresive

Albërie Xhemaili

Albërie Xhemaili

Është e pamundur të zgjohesh me idenë që do të hapësh kanalet televizive për të ndjekur lajmet dhe informacionet ditore në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare, kauzat rinore që inkurajojnë të rinjtë rreth iniciativave motivuese për zhvillimin individual dhe akademik. Është e pamundur të inspirohesh me këto kauza ndërsa çdo ditë konsumojmë lajme dekurajuese nga spektri politik në Maqedoni që inicon urrejtje ndërnacionale ,kombëtare dhe individuale.

Sipas slloganeve të tyre ne si rini e “fuqishme” duhet të jemi përkrahës të retorikës udhëheqëse që “do të konsolidonte shtet demokratik evropian” dhe që “lobon” për vlera drejt zhvillimeve (vlerave)  evropiane . Deri kur do të zgjasë kjo retorikë politike e inkriminuar maqedonase , që është në gjendje të denigrojë, shpërfillë, dhe korruptojë çdo vlerë të komunitetit shqiptare të Maqedonisë?

Cilat do të jenë qëndrimet dhe pritjet e të rinjve shqiptarë në Maqedoni kur u shuhen të drejtat elementare?-e drejta që të mos ëndërrojë se një ditë mund të përdorin gjuhën shqipe ? -cilat do të jenë këto qëndrime dhe si ndjehet kjo rini shqiptare kur idetë e tyre nuk gjejnë perspektivë për realizim dhe kur nuk u garantohet një barazi e tërësishme për të dalë nga kornizat e përcaktimit si “qytetarë të rendit të dytë”. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë viktima të proceseve të montuara politike ku me çdo kusht vendosen në pozicionet e “fajtorit kujdestar”.

Si rezultat i dekadencës të pushtetit politik shumica e të rinjve në Maqedoni detyrohen të lëshojnë vendin e tyre, dhe të migrojnë nëpër vende të huaja ku hasin vështirësi, por me një shpresë të madhe për të realizuar ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë. Një pjesë tjetër e të rinjve përballen me kushte katastrofale gjatë ndjekjes së shkollimit ,duke mësuar në shkolla me kushte jashtëzakonisht të vështira: me mure te vjetruara, tavane të rrënuara ndërsa buxheti shtetëror derdhet në projekte njënacionale si “ Shkupi 2014.”

Në pamundësi për ta ndryshuar këtë gjendje aktuale , po shkruaj me shpresën që ne si rini shqiptare, të përpiqemi të punojmë rreth progresivitetit që do të sjellë paqen, lirinë e shprehjes , dhe mbi të gjitha barazinë për të cilën duhet të bëjmë përpjekje që ta arrijmë.

One thought on “Përpëlitje progresive

  1. I love your article. You have written in so beautiful manner. But i want to know? that? What do you think about depressed people or sad people? whose past is bad & painful & cause of that they have bipolar & anxiety depressions ? They are depressed & need good heart friends & mental support. People should help them or run away from them? Would like to know thoughts on it good old friend alberie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP