Starxhen: Skocia do të kërkojë pavarësi nëse nuk respektohen kërkesat e saj pas Bregzitit

Kryeministrja skoceze, Nikolla Starxhen sot deklaroi se Skocia duhet të ketë mundësi për pavarësim nga Mbretëria e Bashkuar, nëse hidhen poshtë kërkesat skoceze lidhur me planin e ri tregtar të Britanisë së Madhe, transmeton MIA.

Starxhen, e cila e udhëheqë Qeverinë që mbështet pavarësinë e Skocisë, theksoi se plani për Bregzit, të cilin paraprakisht gjatë ditës së sotme e shfaqi kryeministrja britanike, Tereza Mej është “ekonomikisht katastrofal” për Mbretërinë e Bashkuar dhe se për këtë Skocia nuk voton për të.

Skocezët qershorin e kaluar votuan për qëndrim në BE, për dallim prej pjesës më të madhe të banorëve të Britanisë së Madhe, të cilët në referendum u përcaktuan për dalje nga Unioni.

Starxhen shfaqi një seri propozimesh lidhur me qëndrimin e Skocisë ndaj Qeverisë britanike.

“Bisedat për këto propozime vazhdojnë. Edhe pse kryeministrja sot e përsëriti premtimin se planin tonë me kujdes do ta shqyrtojë, ne nuk pamë dëshmi se zëri i Skocisë u dëgjua, e as që interesat tonë do të merren parasysh”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button