Pajisjet e përgjimit blihen lehtë në internet

Nuk ka rregullore ligjore lidhur me atë se kush mund t’ju spiunojë. Pajisje për regjistrime audio dhe video mund të blihen shumë lehtë në internet edhe atë në formë të syzeve, lapsit kimik, broshit dhe orëve të dorës, transmeton Alsat M.  “Login Elektroniks” është ndërmarrja që importon dhe shet të ashtuquajturën pajisje për spiunim. Ndoshta është më e shtrenjtë sesa ajo që mund të gjendet në internet por është më cilësore. Nga kjo shitore njoftojnë se ka interes për blerje e pajisjeve të tilla dhe më shpesh blihen për shtëpi për ruajtjen e foshnjave për dado.

Opinionit ende i kujtohet rasti me dadon e cila rrihte foshnjën 9 muajsh, ndërsa prindërit, pas regjistrimit sekret, rastin e paraqitën në polici. Regjistrimi ishte dëshmi në procedurën gjyqësore. Por, avokati Aleksandar Nakov, në deklaratën e tij për Alsat M,  rekomandon që këto të mos shfrytëzohen, meqë kufizohen me atë që është e lejuar dhe qytetarët mund të përgjigjen penalisht.

Përgjimi dhe ndjekja janë përfshirë me dy ligje në Maqedoni. Në ligjin për procedurë penale thuhet se vetëm gjykata, me kërkesë të prokurorit publik, mund të miratojë masa të posaçme hetim ore siç është regjistrimi dhe ndjekja. Ndërsa kodi penal i rregullon dënimet për përdorim të paautorizuar të pajisjeve për regjistrim të fshehtë, që shkojnë maksimum deri në tre vjet dënim me burg. Pushteti përdor pajisje të pazakonshme për regjistrim, thotë profesoresha e fakultetit matematiko-natyror, eksperte e autorizuar gjyqësore e shkencave fizike, Mimoza Ristova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button