Hollande për deklaratat e Trumpit: Falemnderit! BE nuk ka nevojë për këshilla

Presidenti i Francës, Francois Hollande deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë, duke i dhënë kështu një përgjigje të ashpër presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për komentet e tij të bëra gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Evropa do të jetë e përgatitur të çojë përpara bashkëpunimin transatlantik, por ky bashkëpunim do të ketë për bazë interesin tonë dhe vlerat tona”, tha presidenti francez në një ceremoni të lamtumirës për ambasadorin amerikan në Francë, Jane Hartley.

“Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë se çfarë duhet të bëjë”, tha Hollande një ditë pasi presidenti i ri amerikan Donald Trump i tha të përditshmes londineze “Sunday Times” se NATO ka dalë prej mode dhe se BE-ja do të shkatërrohet.

“Njerëzit dëshirojnë të kenë identitetin e tyre, prandaj nëse kërkoni përgjigje nga unë, mendoj se edhe tjerët do ta braktisin”, tha Trump i pyetur për braktisjen e BE-së nga ana e Britanisë.

Trump ka kritikuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel e cila sipas tij ka bërë një “gabim katastrofik”, pasi ka lejuar refugjatët në vendet e BE-së.

Trump ka qenë mbështetës i flaktë i kontrollit më të mirë të kufijve dhe të një politike të re të emigracionit në SHBA. Ai ka premtuar ndërtimin e një muri në pjesën e kufirit jugor si dhe ka premtuar se do të ndalojë hyrjen në SHBA të njerëzve nga shtetet të cilat janë të prekura nga veprimet e organizatave terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button