Disa persona të panjohur, sulmojnë fizikisht një bashkëqytetarë nga Tetova

Të dielën, rreth orës 21:55 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është lajmëruar se në rrugën “K.R.Drnc”, nga ana e disa personave të panjohur, fizikisht është sulmuar F.S. (41) nga Tetova, njofton Portalb.

Sulmuesit e kanë goditur F.S. me grushta dhe shqelma, ndërkaq kanë përdorur edhe mjet të fortë, gjatë së cilës i janë shkaktuar lëndime të dukshme në kokë.

F.S. ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes, SPB-Tetovë, ka kryer ekspertizë dhe po merren masa për gjetjen e sulmuesve dhe pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button