Hetim kundër Xhastin Trudo për konflikt interesash për shkak të pushimit të vitit të ri në Bahame

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo është vendosur nën hetim për konflikt të mundshëm interesash për shkak të pushimeve të fundvitit në ishujt Bahame, transmeton MIA.

Mediat kanadeze vërejnë se deri më tani nuk ka pasur rast të këtillë në Kanada.

Trudo javën e kaluar deklaroi se në ishull është dërguar me helikopter privat, pronar i Aga Kan.

Aga Kan është titull i fraksionit ismailit në islamin shiit – komunitet i cili numëron rreth 25 milionë persona nëpër botë.

Aga Kani aktual është një  80-vjeçar, manjat biznesi britanik, i cili është mik i afërt i familjes së kryeministrit dhe fondacionit të tij është lobist i regjistruar në Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button