Stoltenberg beson se SHBA-ja do të qëndrojë fuqishëm e angazhuar në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është i bindur se administrata e re amerikane do të qëndrojë e angazhuar në Aleancën Veriatlantike, deklaroi sot zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku.

“Sekretari i përgjithshëm është absolutisht i bindur se SHBA-ja nën presidencën e Donald Trampit do të qëndrojnë fuqishëm të angazhuar në NATO”, tha Lungesku, duke shtuar se një Aleancë e fuqishme është pozitive edhe për SHBA-në dhe për Evropën.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Tramp deklaroi në intervistë për britaniken “Tajms” dhe gjermanen “Bild” se “NATO është vjetëruar, për shkkak se është përpiluar para shumë viteve dhe për shkak se nuk është marrë me terrorizëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button