KB: Deri tani 10.000 civilë janë vrarë në përleshjet në Jemen

Një përfaqësues i KB-së për ndihmë humanitare në Jemen deklaroi sot se gjatë përleshjeve pothuajse dy vjeçare në vend janë vrarë 10.000 civilë, ndërsa 40.000 janë lënduar.

Shefi i Zyrës për koordinim të ndihmës humanitare Xhimi MekGoldrik deklaroi se numri i viktimave, sipas dokumenteve të institucioneve shëndetësore, mund të jetë edhe më i madh.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues zyrtar i KB-së të konfirmojë numër aq të madh të të vrarëve në Jemen. Paraprakisht, KB-ja njoftoi se në luftë janë vrarë 4.2000 civilë./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button