Ahmeti: Këto janë opsionet që BDI i konsideron për Maqedoninë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka zhvilluar sot në Shkup një takim pune me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, z. Kristinë Althauser.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja e Gjermanisë diskutuan për gjendjen në vend dhe prospektet e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Ahmeti vlerësoi që zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme, demokratike dhe rezultati u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit si dhe komuniteti ndërkombëtar.Ai shpjegoi edhe opsionet mbi të cilat në BDI po zhvillohet debat i hapur dhe konstruktiv a ato përfshijnë koalicion me VMRO-në, me LSDM-në, koalicion të gjerë politik qeverisës, të mbeturit në opozitë si dhe përsëritja e zgjedhjeve.

Në takim është biseduar edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button