Gjykata egjiptiane kundër dhënies së dy ishujve Arabisë Saudite

Gjykata e lartë administrative në Egjipt ka vendosur kundër vendimit të qeverisë, që t’i dhurojë dy ishuj me rëndësi strategjike në Detin e Kuq, Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në Egjipt me vendimin e sotëm ka refuzuar ankesën e qeverisë egjiptase të gjykatës së ulët për të anuluar marëveshjen për kufirin detar mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite me çka Kajro i ka dhuruar dy ishuj Rijadit, e cila u nënshkrua në prill të vitit të kaluar.

Gjykata e Lartë Administrative e Egjiptit ka vendosur që ishujt Tiran dhe Sanafir janë territor egjiptian, e cila është në kundërshtim me pretendimet e qeverisë në Kajro.

Qeveria egjiptiane në prill të vitit të kaluar ka marrë një vendim për transferimin e dy ishujve me rëndësi strategjike në Detin e Kuq, Arabisë Saudite, e cila shkaktoi reagimin e opozitës dhe përdoruesve të rrjetve social në Egjipt. Gjykata administrative egjiptiane në qershor rrëzoi këtë vendim, pasi së cilës qeveria në Kajro paraqiti ankesë kundër vendimit të gjykatës.

Qeveria shpalli se studimet teknike të kufijve detarë me Arabinë Saudite kanë treguar se ishujt Tiran dhe Sanafir janë në ujërat territoriale saudite.

Kajroja zyrtare vendimin e transferimit e ka arsyetuar se forcat e armatosura egjiptiane kanë mbrojtur ishujt në bazë të kërkesës së dakorduar të cilën në vitin 1950, ia kishte dorëzuar mbreti i atëherëshem saudit Abdul-Aziz.

Kundërshtarët e dorëzimit të ishujve pohojnë se në bazë të marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe Shtetit Osman në vitin 1906, ishujt ndodhen në ujërat territoriale egjiptiane.

Marrëveshja, e cila u publikua gjatë vizitës së mbretit saudit Selman në Egjipt, shkaktoi zemërimin e opinionit dhe akuza në llogari të presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi, se i dhuron dy ishujt egjiptian shetit më të pasur me naftë, Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button