Sekreti final i lumturisë, i zbuluar prej danezëve

Danimarka është vazhdimisht në krye të listës së vendeve më të lumtur në botë. Shumë danezë përmendin konceptin e tyre të hershëm, të gjetjes së gëzimit tek rehatitë e përditshme të jetës, si një kontribues për lumturinë e tyre. Emri i konceptit? Hygge.

Hygge lidhet kryesisht me ndjesinë e rehatisë, sigurisë dhe përkatësisë. Ja disa mënyra për të afruar faktorin Hygge në jetën tuaj.

  1. Investoni për disa qirinj

Danezët djegin më shumë qirinj se sa cilido vend tjetër në botë. Dhe jo pa arsye. Flaka reale, aromat e mira dhe një ndricim i butë krijojnë një atmosferë magjepsëse.

2. Mbani gjithmonë me bollëk nga pija juaj e preferuar

Kafe, kakao, apo dicka tjetër – pijet e nxehta janë një mënyrë e sigurtë për të ndezur faktorin e rehatisë në cilëndo situatë – kështu që sigurohuni që gjithmonë të keni në duar pijen tuaj, për t’ju ngrohur nga jashtë-brenda.

3. Lidhuni

Ndjesia që jeni pranë atyre që doni është një faktor thelbësor për Hyggen. Ftoni miqtë në shtëpinë tuaj, gatuani një vakt të mirë dhe thjeshtë bisedoni – pa telefona, pa shpërqëndrime. Jetoni momentin.

4. Rehatohuni

Pulovrat, batanijet, corapet e trasha: rehatia është thelbësore për Hyggen. Kështu që, në ato netë kur shiu dhe era nuk pushojnë, mbështilluni vetë, mbështillni kafshët tuaja të preferuara, dhe të gjithë ata që doni me gjërat më të rehatshme e të ngrohta që mund të gjeni, dhe bëhuni gati të përjetoni një Hygge të vërtetë.

5. Ngadalësoni

Në pothuaj të gjithë elementët e Hygges – pijet e lehta e të nxehta, batainjet e zjarret e ngrohtë – është ideja që të merrni kohë dhe të shijoni gjithcka. Bota nuk do të ndalë së rrotulluari, për shkak se ju keni marrë pak kohë për të shijuar jetën!

Përqafoni natyralen

Në mjediset e shtëpive skandinave ka shumë dru dhe bimë natyrore – gjë që sjell natyrën brenda shtëpisë. Merrni disa bimë, dhe shijoni se si ato e bëjn cdo dhomë të duket më me dritë dhe më me ajër.

Gatuani gjëra të freskëta

Mos merrni ushqime të përgatitura nëse doni Hyggen – mblidhni disa miq, dhe krijoni një vakt të mrekullueshëm nga fillimi. Shoqëroheni me një verë të mirë dhe do të shihni mrekullinë. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button