Maqedoni, gjendet një grua pa shenja jete

Një grua dje është gjetur pa shenje jeta në shtëpi. Policia informoi se në orën 17:15 minuta në stacionin policor në Demir hisar, nga ana e mjekut të Shtëpisë së Shëndetit Demir Hisar, është paraqitur se në fshatin Pribilci është gjetur e ndjera 66 vjeçare V.N., transmeton Portalb.

Arsyeja e vdekjes, sipas të gjitha gjasave, ka ndodhur për shkak të helmimit me monoksid të karbonit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Manastirit, ndërkaq trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Po ndërmerren masat për t’u pastruar rasti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button