Tetë multi-miliarderë kanë para më shumë se gjysma e popullatës botërore

Tetë personat më të pasur në botë kanë pasuri thuajse sa gjysma e popullatës në botë, thotë raporti i “Oksfam”, organizatë joqeveritare e Britanisë së Madhe, e cila merrem me pabarazinë dhe varfërinë në botë, njofton Portalb.

Pabarazia në botë fuqishëm është rritur në 12 muajt e fundit Tetë personat më të pasur janë: Bill Gejts, Amansio Ortega, Voren Bafet, Karllos Slim Hellu, Xhef Bezos, Mark Zukenberg, Lari Elison dhe Majkëll Bllumberg. Vitin e kaluar këto njerëz, së bashku, ka arritur pasuri prej 425 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, 3.6 miliardë persona kanë pasuri vetëm 409 miliardë dollarë.

Sipas “Oksfam”, pronësia e multi-miliarderit të parë për 25 vjet do ta kalojë për njeriun e thjeshtë, shumën e paparamenduar prej një mijë miliardë dollarë.

Përpara një viti, gjysmën e pasurisë botërore e kanë ndarë 62 miliarderë dhe për një vit ata kanë arritur që të jenë vetëm 8 persona! Të dhënat tregojnë se pabarazia dramatikisht rritet, veçmas për shkak të zhvillimit të Kinës dhe Indisë, analizon “Oksfam”.

Personat më të masur dhe ndërmarrjet më të mëdha multinacionale i sigurojnë benefitet në dëm të interesit të përgjithshëm. Ata shfrytëzojnë masa agresive për të mos paguar tatime dhe i shfrytëzojnë vendet me “parajsa” tatimore. Ndërmarrjet më të mëdha kanë përfituar para nga 180 vende.

Kjo pabarazi do të sjellë rrezik dhe do ta ndalojë luftën kundër varfërisë si dhe njëkohësisht është bombë e kurdisur për demokracinë.

Raporti ka të bëjë para se gjithash me politikanët, ekonomistët dhe biznesmenët të cilët këtë javë janë mbledhur në Forumin Ekonomik në Davos. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button