Studimi: Ja përse burrat “nuk dëgjojnë” dhe gratë “s’lexojnë dot hartat”

Është provuar, gratë dhe burrat e kanë trurin të ndryshëm

Ata të seksit të kundërt shpesh herë sillen në mënyrë misterioze: jemi më suar të kthejmë shpinën e të themi, epo jemi të gatuar ndryshe. Sot, kjo gjë që në të shumtën e rasteve mërmëritet me gjysmë zëri mund të ketë gjetur një bazë shkencore, sipas kërkuesve në Universitetin e Pensilvanisë.neuroshkence

Duke studiuar dallimet mes konetomeve (hartat e lidhjeve neurale cerebrale) të dy gjinive, shkencëtarët kanë gjetur një ndërlidhje më të madhe antero-frontale në brendësi të secilës hemisferë tek meshkujt, dhe një numër më të madh lidhjesh mes hemisferës së majtë dhe asaj të djathtë tek gratë. Studiuesit pohojnë që ky zbulim mund të konfirmojë stereotipet e gjinive që kanë baza, ndonëse janë shumë kontroversë: me një fjalë, ata sipas të cilëve burrat janë kryesisht të predispozuar që të përqëndrohen në veprimtari individuale të bazuara në eksperiencat perceptive (për shembull leximi i hartave të rrugëve), ndërkohë që gratë janë më efikase në “multitasking” dhe në zbatimin e veprimtarive në grup.

“Këto harta tregojnë një dallim të qartë në arkitekturën e trurit të njeriut, që përbën një bazë të rëndësishme neurale në sjelljen e grave dhe burrave përballë detyrave të caktuara”, thotë autori i studimit, Ragini Verma.

Megjithatë, studimi është kritikuar për arsye se nuk merr parasysh neuroplasticitetin, ose më saktë faktin që lidhjet cerebrale janë në gjendje të riorganizohen në vijim të variacioneve në sjellje dhe ambient.

Dorothy Bishop, ocente e Neuropsikologjisë Evolutive në Universitetin e Oksfordit ka komentuar: “Studimi ka një efekt të madh për mënyrën se si paraqiten grafikisht të dhënat, por në praktikë, rezultatet mund të kenë impakt të papërfillshëm. Vec kësaj, kemi shumë pak informacion për personat që janë studiuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button